Flet 19-vjeçari që iu realizua ëndrra: Këto ishn tri opsionet e mija

Futboll 07 Janar 2019 14:37

Brahim Diaz ka folur pasi u prezantua si futbollist i Real Madridit.

Diaz, 19-vjeçar, ka kompletuar kalimin e tij te Real Madrid, duke nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë, përcjell Insporti

Mesfushori spanjoll, që karrierën e filloi me të rinjtë e Malagas, ka thënë se të luante për Real Madridin ka qenë gjithmonë ëndrra e tij.

“Kam arritur te klubi ku kam ëndërruar të luaj si djalosh”, tha Diaz pasi u prezantua te Real Madridi.

“Tri opsionet e vetme të mijat ishin të luaj për Real Madridin, të luaj për Real Madridin, apo të luaj për Real Madridin”, shtoi Diaz, duke theksuar vendosmërinë e tij.

Ai te Reali do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon, derisa do të bartë fanellën me numrin 21 te gjiganti spanjoll.

Diaz po ashtu u prezantua para tifozëve në fushën e “Santiago Bernabeu”. /Insporti.com