Flet autori i golit të vetëm për Kosovën

Kombëtarja 14 Nëntor 2019 23:49

Kosova nuk ka arritur ta ruaj epërsinë ndaj Çekisë duke pësuar me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan tanët me golin e realizuar nga Atdhe Nuhiu në minutën e 50-të.

Por më pas ky rezultat nuk arriti të mbahej me Çekët që shënuan dy herë.

Ishte futbollisti Alex Kral me golat në minutat (71’) dhe (79’) që ia solli fitoren kombëtares së tij.

Pas ndeshjes, ka folur futbollisti i Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili u shpreh.

“Jam i lumtur që më erdh rasti të luaj, mendoj që e kam dhënë maksimumin, për fat edhe shënova. E kemi pritur këtë lojë të kundërshtarit, të na sulmojnë, deri diku kemi luftuar edhe ne, por ka qenë një lojë e vështirë”.

Ndeshjen e fundit, Kosova e luan të dielën ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu Çekia siguron një vend për në Evropian, derisa Kosova kalimin tutje do ta kërkoj në Play Off. /Insporti.com

 

-->