Flet Edlir Tetova, e zbulon nëse është larguar nga KF Ulpiana

Futboll 21 Mars 2022 20:36

Ditën e sotme mediumi lokal, ‘Ulpiana Press’ raportoi se trajneri Edlir Tetova ka dhënë dorëheqje nga klubi i Ulpianës.

Por, ky i fundit vazhdon ta mban postin e kryetrajnerit tek klubi ulpianas.

Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri, Edlir Tetova për Insportin.

“Unë s’di asgjë për vete. Me sa e di unë jam trajner i KF Ulpianës” – tha Tetova për Insportin.

Ulpiana e cila këtë vit për herë të parë garon në Superligën e Kosovës, është në një pozitë shumë të vështirë për të siguruar mbijetesën për sezonën 2022/23

Aktualisht, Ulpiana rënditet në pozitën e nëntë me 24 pikë të grumbulluara.

/Insporti.com

-->