Flasin Greenberg dhe Berisha pas humbjes ndaj Hungarisë – vlerësojnë angazhimin e lojtarëve

Kombëtarja 28 Qershor 2018 22:55

Ndeshja Kosova – Hungari, që është zhvilluar në “situatë ekstreme”, pas vdekjen së Gazmend Sinanit në aksident, ku janë lënduar edhe Granit Rugova, Fisnik Rugova, Altin Morina dhe Kujtim Shala; të shtunën që lam pas, ka përfunduar me fitore të mysafirëve.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 65-81 për hungarezët, ndërsa që pas ndeshjes për Kosovën në konferencë për shtyp folën trajneri i Kosovës, Greeberg dhe Berisha.

Trajneri i Kosovës, Greenberg ka thënë se ndihet krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj kombëtares së Hungarisë, përkundër disponimit të pikëlluar në kamp për shkak të humbjes së Gazmend Sinanit.

“Jam shumë i lumtur me performancën e ekipin tonë. Lojtarët luajtën me kurajo, me energji të pashoq. Kosova tregoi karakter pas tragjedisë që ndodhi ditën e shtunë. Dy lojtarë të rinj erdhën në shprehje, Kapiti i cili dëshmoi kapacitetet e tij, dhe Tmusic që erdhi vetëm mbrëmë për t’iu bashkuar Kombëtares tonë. E di që secili lojtarë në mendjen dhe zemrën e tyre kishin Gazin, ndërsa që unë ndihem krenar me djemtë tanë; ishte ndeshje shumë e mirë”, ka thënë Greenberg.

Në konferencë për shtyp ishte edhe kapiteni i Kosovës Dardan Berisha. Ai e quajti ndeshjen e sotme “situatë ekstreme”.

“Momente tepër të vështira për neve. Nuk ishim për basketboll. S’kemi ushtru hiç sepse ka qenë situatë ekstreme per ne. Ka qenë vështirë mu ballafaqu me këtë situatë. Këtë ndeshje ia dedikojmë Gazit, lojtarëve të lënduar dhe fizioterapeutit. Kishim motiv të madh për këtë ndeshje edhe pse ju thashë bashkëlojtarëve që Hungaria ka përvojën por ne kemi zemrën në këto momente. Kosova ka brumë për të ardhmen dhe do të ketë basketboll në Kosovë. Falemnderit që keni qenë me neve. Më vjen keq që e them mirëpo është humbja më e ëmbël që e kam përjetuar”, ka thënë Dardan Berisha. /Insporti

-->