Flet heroi i Kroacisë

Futboll 21 Qershor 2018 22:44

Luka Modric është shprehur tejet i lumtur me fitoren e thellë të Kroacisë kundër Argjentinës, 3-0, ku shënoi edhe gol, në minutën e 81-të.

Por, 32 vjeçari, që u vlerësua si më i miri i ndeshjes, ka paralajmëruar shokët që të qëndrojnë me këmbë në tokë pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Argjentinës së Leo Messit dhe të mendojnë ndeshje pas ndeshje.

“Objektivi kryesor është arritur. Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje, le të mos mendojmë asgjë tjetër”, tha Modric.

“Kjo ndeshje do ta na jap forcë për sfidat e radhës. Do të jetë fantastike, por mos të na kap euforia, të marrim frymë thellë dhe t’i mbajmë këmbët në tokë e të përgatitemi për sfidën tjetër”, shtoi mesfushori i Real Madridit.

Kroacia do ta mbyllë fazën e grupeve në Rusia 2018 me ndeshjen kundër Islandës, që do të zhvillohet me 26 qershor. /Insporti.com/

-->