Flet Hoffmann, gjermani që i dha fitoren Robin Krasniqit

Sporte të tjera 11 Dhjetor 2021 17:18

Robin Krasniqi e kishte humbur titullin e botës nga Dominic Bosel mes shumë dyshimeve.

Krasniqi kishte dorëzuar meçin e tij ndaj Boesel në një juri neutrale, por të certifikuar nga federata gjermane e boksit, dhe ka marrë rezultatet për meçin.

Nga juria me pesë anëtarë, që të gjithë kanë vendosur në favor të Krasniqit, duke i dhënë kështu një material të fortë boksierit me prejardhje nga Juniku, për të apeluar vendimin e tij në gjykatë.

Por, pse Hoffmann dhe të tjerët vendosën në favor të boksierit nga Kosova?

Hoffmann që vendosi me 116:112 u shpreh: “Boksi është sport i vështirë dhe jam i lumtur kur një vendim i gabuar merret, dhe dikush më në fund u ngrit për të thënë se ishte gabim dhe ne sqaruam situatën”, ka thënë ai.

Skuadra e Krasniqit do të vazhdojë të ndjekë procedurën deri në fund, për të kthyer titullin e tij të kampionit.

Minimalja çka kërkohet nga kjo nismë është që kosovari të ketë një mundësi revanshi.

-->