Flet Marku pas fitores së madhe ndaj boksierit anglez

Boks 20 Shkurt 2021 23:29

Florian Marku arriti ta mposhte boksierin britanik, Rylan Charlton.

Në raundin e parafundit, Marku arriti të fitonte pas një super-meçi, duke i bërë kundërshtarët t’a hedhin peshqirin.

“Nuk ishte mec i vështirë, por Rylan ishte fantastik. Respekte për të. Unë e dua këtë sport. Nëse dikush më mposhtë unë vetëm e uroj atë. Unë mund të luftoj, mund të bëjë gjithçka. Isha kickbokser, por tani jam bokser dhe mund ta bëjë këtë shumë mirë. Jam shumë i lumtur, pasi shumë njerëz folën kundër meje. Sonte i tregova të gjithëve se ishin gabim”, ka thënë Marku

Ai foli edhe për rivalin, Conor Benn – ky i fundit nuk po pranon të rrahet me Markun.

“Conor Ben nuk merr hapa të rrezikshme si kjo. Unë jam i pamposhtur dhe Ben nuk mund të luftoj me mua”, vazhdoi tutje Marku.

-->