Flet Sermaxhaj pasi mposhti Ballkanin

Futboll 02 Maj 2021 17:51

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Ballkanit me rezultat 2:1, raporton Insporti.com.

Sermaxhaj pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se skuadra e tij dha gjithçka për këtë fitore dhe se kundërsulmet kishin sukses.

“Të them të drejtën kemi luajtur ndaj një skuadre shumë të fort. Kemi bërë kundërsulme të shpejta dhe kemi arritur të shënojmë golat. Lojtarët kanë pasur angazhim maksimal duke dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur të fitorja. Me këto tri pikë kemi bërë një hap përpara për të siguruar mbijetesë”, deklaroi Sermaxhaj.

Drenica pas kësaj fitore renditet në vendin e gjashtë me 38 pikë, duke bërë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetëses në Superligë. /Insporti.com/

-->