Flet Shkëmbi pas fitores ndaj Feronikelit

Futboll 18 Prill 2021 17:35

 Ballkani ka mposhtur në udhëtim Feronikelin në kuadër të xhiros së 29-të së Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, për mikrofonin e “ArtMotion” deklaroi se ishte një fitore shumë e rëndësishme.

“Tre pikë shumë të rëndësishëm kundër një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që patëm fat pasi që objektivat tonë më të kundërshtarit janë më të mëdha. Patëm raste të humbura, por në këto ndeshje më të rëndësishme janë pikët e plota. Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë”, tha Shkëmbi.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-2, me dy golat që u realizuan nga Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.

Ballkani renditet në vendin e dytë me 61 pikë të mbledhura, ndërsa Feronikeli në vendin e shtatë me 34 pikë. /Insporti.com/

-->