Flet shqiptarja nga Kosova që dizajnoi fanellat speciale të Arsenalit

Skuadra e Arsenalit, të dielën e kaluar në ndeshjen ndaj Nottingham Forest, që u zhvillua në kuadër të FA Kupës, nuk veshi fanellat e kuqe, duke i zëvendësuar ato me fanella të bardha, shkruan Insporti.
Kjo kampanjë nga Arsenal në bashkëpunim me Adidas synon ta reduktojë krimin, me moton: “Jo më krime me thikë, jo më gjakderdhje”.
Dhe, padyshim që ky kreativitet i skuadrës së Mikel Artetas tërhoqi vëmendjen e shumë spektatorëve, dhe shqiptarëve në veçanti, pasi fanellat e bardha ishin ta dizajnuara nga po një shqiptare.
Pjesë e kampanjës “No More Red” ishte shqiptarja, Verona Alili, e cila në një prononcim për Insportin ka treguar detaje më të hollësishme rreth dizajnimit të fanellave.
Alili zbuloi se kishte qenë pjesë e Arsenalit, pasi atje kishte marrë kualifikimet për shkencën e sportit.
“Kam luajtur me Arsenalit nga mosha 13 vjeçare, deri në moshën 18 vjeç. Shkova në kolegjin e Arsenalit dhe mora kualifikimet e mia në shkencën e sportit dhe më pas Arsenali më porositi të krijoj programin e ditës së ndeshjes për kampanjën “No More Red”.
Tutje, Aliti zbuloi se dizajnimi i kishte marrë plot 74 orë kohë, teksa tha se pandemia ia kishte prishur planet pasi ky realizim duhej të ndodhe dy vite më parë.
“Më mori gjithsej 74 orë. Dhe unë isha duke filmuar me Adidas dhe Arsenal për më shumë se dy vjet për shkak të pandemisë u shty gjithçka” – tha Aliti për Insportin.
Aliti zbuloi se tek skuadra e Arsenalit ende nuk e ka takuar Xhakën por tha se do të dëshironte ta takonte. Kohë më parë Aliti ia kishte kushtuar edhe një pikturë këtij të fundit.

Ndryshe, këtë fanellë e veshi edhe ish-futbollisti i Arsenalit Ian Wright, aktori Idris Elba dhe gjithë futbollistët e Arsenalit në ndeshjen e FA Cup kundër Nottingham Forest.
/Insporti.com