Flet ylli i Atletico Madridit që u infektua me coronavirus

Futboll 10 Gusht 2020 22:47

Atletico Madrid u befasua mbrëmjen e djeshme. Dy lojtarë të ekipit të Diego Simeones rezultuan pozitivë me Covid-19 dhe ata janë: Angel Correa dhe Sime Vrsaljko.

Të dy janë izoluar dhe do të presin përgjigjet e testeve të radhës për të mësuar nëse e kanë lënë pas krahëve virusin e frikshëm. Një lajm që krijon panik te “Colchoneros”, që të enjten e 13 gushtit do të përballen me gjermanët e Leipzig për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League, transmeton abcnews.

Mbrojtësi Vrsaljko ka sqaruar gjendjen e tij shëndetësore, duke falënderuar tifozët për mbështetjen. “Dua t’i lajmëroj të gjithë se ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Disa parametra ishin pak më të larta se normalja, kështu që duhet të nis karantinën.

Situata është e mirë dhe faleminderit për mbështetjen. Shpresoj t’i rikthehem shpejt jetës normale dhe kujdesuni, pasi masat paraprake nuk janë kurrë të mjaftueshme“, deklaron kroati.

-->