Flick largohet në fund të sezonit, ky do të jetë trajneri i Bayernit
Futboll
14 Prill 2021
08:55

Sipas raportimeve, aventura e Hansi Flick te stoli i Bayernit do ë përfundojë, kjo pasi ai ka marrë ofertë nga DFB (Federata Gjermane) për ta drejtuar kombëtaren e Gjermanisë pas largimit të Low, përcjell Insporti.
Veç kësaj, në vend të tij pritet të ulet trajneri i talentuar dhe i ri i Leipzig, Nagelsmann.
Flick do të largohet ndoshta edhe më një tjetër titull kampion dhe pasi ngriti sezonin e shkuar të gjithë trofetë e mundshëm që ekziston, plot 6 të tillë (titull, Champions, Kupë, Superkupë, Superkupë Europe dhe Botëror Klubesh).
Ndërkohë, Bayern u eliminua mbrëmë nga Champions dhe gjithashtu ishte eliminuar me kohë nga Kupa e Gjermanisë.