‘Flija apo qebapat’ – përgjigjja epike e Milot Rashicës

Kombëtarja 13 Shkurt 2019 19:11

Milot Rashica ka folur për kanalin zyrtar të Werder Bremenit, rreth ushqimit të tij të preferuar.

Rashica kishte treguar se flija është ushqimi i tij i preferuar, gjatë një interviste me faqen zyrtare të klubit, shkruan Insporti

Tani faqja zyrtare e Werder Bremenit në ‘Twitter’ e ka postuar një video ku Rashica pyetet rreth ushqimit të preferuar, në mes të flisë dhe qebapave, ku Rashica sërish e zgjedh këtë të parën.

“Flija apo qebapat”, ishte pyetja për Rashicën, ku lojtari i Vushtrrisë nuk pati asnjë dilemë.

“Flija, flija, ajo është më e mira”, tha Rashica.

“Është ushqimi ynë. Do të trasheni po ta hani atë [shpesh], por po ta hani ndonjëherë është në rregull”, shtoi Rashica.

Tutje, pyetja në llogarinë e Werder Bremenit për kosovarin është se “kur do të gatuajë fli për tifozët e Werderit”.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovsë po kalon në formë të shkëlqyer me klubin gjerman, ku brenda vetëm 5 ditësh arriti të realizojë tre gola [dy ndaj Augsburgut në ligë, dhe një kundër Borussia Dortmundit në kupë].

Rashica është pjesë e ekipit të Werder Bremenit që prej janarit të vitit 2018, kur u transferua nga klubi holandez Vitesse. /Insporti.com/