Flirti i Presidentes kroate me të dashurin e seks simbolit botëror

Futboll 07 Janar 2019 19:19

Ceremonia e medaljeve në Kampionatin Botëror të Futbollit Rusia 2018, ishte një nga nga ngjarjet mëtë transmetuara dhe të shikuara të këtij viti dhe hsumë njerëz mbajnë në mend shiun e madh, problemet në protokoll dhe kuptohet Presidneten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic, e cila ishte ndër zyrtarët e lartë që dhuruan medaljet.

Mirëpo, disa muaj pas kësaj ngjarjeje, Adil Rami, ylli i kombëtares franceze dhe i dashuri i seks simbolit amerikan Pamela Anderson, zbuloi një detaj interesant nga kjo ceremoni.

“Presidentja e Kroacisë me komplimentoi se i kisha mustaqet e bukura, kurse unë iu përgjigja se shumë më pëlqen Mikonosi”, ka shkruar Rami në twitter, transmeton Insporti.

Kuptohet, këtu më shumë sy bie injoranca totale e Ramit për gjeografi të shkollës fillore, ku mësohet se Mikonosi është ishull në Greqi, e jo në Kroaci, madje për këtë përgjigje të tij, Olivier Giroud, Ramit ia kishte mbajtur një mësim gjeografie falas, pikërisht në ceremoninë e medaljeve, shkruan Insporti duke transmetuar nga mediat franceze.

Sidoqoftë, fakti që Rami ëhstë i dashuri i Pamela Andersonit, njërës nga femrat më seksi të viteve të 90-ta, e cila vazhdon të jetë aktuale në media më shumë për skandale dhe famën e dikurshme, dhe popullariteti i Presidentes kroate, e kanë bërë lajm edhe këtë postim të futbollistit, ashiqare injorant.

Insporti raporton se Kujtojmë se Pamela Anderson është 51 vjeçe, që i bie të jetë 1 vjet më e vjetër sePresidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic dhe 18 vjet më e vjetër se Rami 33 vjeçar.