Florian Marku arrin marrëveshje me Sky Sports – verës e sjell dhe në Shqipëri

Sporte të tjera 25 Janar 2022 21:47

Boksier shqiptar, Florian Marku ka arritur marrëveshje me mediumin gjigant, Sky Sports për transmetimin e meçeve të tij, transmeton Insporti.

Marku ka zbuluar se tani Sky dhe Boxxer do ta përcjellin atë në çdo meç, madje ata do të vijnë edhe në Shqipëri gjatë verës, ku ai do të zhvillojë një luftë në “Air Albania”

Jam i lumtur të nënshkruaj një marrëveshje ekskluzive afatgjatë me Boxxer. Unë dua t’u jap fansave të mi atë që duan: luftimet më të mira në platformën më të madhe – dhe në SKY SPORTS  ne e kemi atë. Si pjesë e marrëveshjes, SKY dhe BOXXER do të vijnë në Shqipëri, ku do të zhvilloj një luftë për kthimin në shtëpi këtë verë. Mezi pres të bëj një shfaqje për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën” shkruan Marku në njoftim.

-->