Florian Marku i thërret këngës para meçit: Çohuni burra, çohuni gra…

Futboll 20 Nëntor 2021 22:40

Florian Marku do ta zhvillojë sonte meçin ndaj Jorick Luisettos, në Wembley në “SSE Arena”, shkruan Insporti.

Para meçit “Mbreti Shqiptar”, Florian Marku ka kënduar këngën: “USHTARI UÇPMB-SE – ÇOHNU BURRA (KËNGË PËR TËRRNOVCIN)”.

“o qohnu burra, o qohnu gra’e,
o për Tërrnovcin të gjithë me ra’e,
o jo mërgime, o jo larg nesh’e,
o po na pret gjithë vendi shpresë’e”

Marku sonte është në mbrojtje të titullit kampion të kategorisë IBF të cilën e siguroi në ndeshjen e tij  të fundit.

“Mbreti” shqiptar premtoi se nëse fiton sonte, ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë. /Insporti.com

-->