Florian Marku: Mezi po pres të rikthehem në Shqipëri, jam në diskutime për meçin
Boks
05 Prill 2022
23:11

Kampioni shqiptar në boks, Florian Marku ka njoftuar se po punon lidhur me atë që të zhvillohet një meç në Shqipëri.
Marku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, tha se mezi pret të paraqitet para shqiptarëve me flamujt ‘Kuq e Zi’ si dhe se është në diskutim për ta zhvilluar duelin e radhës në Shqipëri.
“Mezi po pres te rikthehem per nje ndeshje ne SHQIPERI dhe ta shof atmosferen plote me flamura Kuq e Zi. Jemi ne diskutime qe ndeshja e rradhes te jete ne SHQIPERI”.
Ndryshe, Florian Marku triumfoi në meçin ndaj Chris Jenkins.
/Insporti.com