Florian Marku mposht Jorick Luisettos

Boks 21 Nëntor 2021 00:14

Boksieri shqiptar, Florian Marku zhvilloi meçin ndaj Jorick Luisettos, në Wembley në “SSE Arena”, njofton Insporti.

Pas 8 raundeve të zhvilluara, me vendim të jurisë, Florian Marku u shpall fitues.

“Mbreti” shqiptar premtoi se nëse fiton sonte, ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë.

Kujtojmë se, Marku ka tashmë dhjetë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2. /Insporti.com

-->