Florian Marku sonte synon të mbrojë titullin e kampionit në IBF

Sporte të tjera 20 Nëntor 2021 10:53

Boksieri shqiptar sonte synon të mbrojë titullin e tij. Florian Marku sonte do të ndeshet në ring me francezin Jorick Luisseto.

Ky meç zhvillohet në Wembley në “SSE Arene” dhe pritet të fillojë rreth orës 21:00-22:00.

Marku është shprehur shumë optimist në konferencën para mediave dhe është i motivuar në maksimum që të mbrojë titullin IBF.

Në karrierën e tij Marku ka nëntë fitore e një barazim, kurse Jorick Luisseto ka fituar 11 meçe ndërsa ka humbur dy.

Marku u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqipar ta përkrahin në Wembley dhe të marrin flamurin shqiptar me vete. 

-->