Florian Marku zbulon emrin e kundërshtarit dhe datën se kur do të zhvillohet meçi
Boks
22 Shkurt 2022
17:47

Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka konfirumuar se do të ngjitet përsëri në ring dhe do të ndeshet me ish-kampionin britanik, Chris Jenkins, në Newcastle të Anglisë më 2 prill. , njofton Insporti.
Lajmin e ka konfirmuar vet Florian Marku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Ndryshe, boksieri shqiptar është i pamposhtur deri më tani, ku nga 10 meçe ka arritur 9 fitore dhe vetëm 1 barazim.
/Insporti.com