Floyd Mayweather Sr flet për juniorin dhe MMA

Boks 18 Shkurt 2018 15:39

 

Floyd Mayweather Sr, babai i boksierit më të famshëm dhe më të mirë të gjeneratës së tij, Floyd Mayweather Jr ka dhënë një deklaratë rreth mundësisë së përfshirjes së djalit të tij në një luftë në kafaz me rregulla të MMA.

Me një gjuhë që zor kuptohet dhe me sakëz në gojë, Maywaether ndër të tjera pohoi se “shpresoj që djali im nuk do të pranojë të luftojë MMA sepse nuk ka lidhje sa është i fortë ai, aty rrezikon shumë. Për momentin ai ka diçka që nuk ka aksush dhe diçka që çdokush e dëshiron” tha Mayweatheri i vjetër duke iu referuar bilancit të përsosur në boksin profesionist prej 50 meçeve dhe 50 fitoreve, që është më i miri në histori.

I pyetur për paratë që djali i tij mund të fitojë, Mayweather pohoi se “nuk ka lidhje me para kjo punë. Ka të bëjë me atë se çka mund të humbë, nëse e pëson në atë luftë”.

Mayweather Sr, po ashtu ish boksier i famshëm, dhe Floyd juniori kanë pasur një marrëdhënie shumë të rënduar dhe të çuditshme ndër vite, për shkak të jetës së çrregullt dhe një periudhë që babai e ka kaluar në burg. Një kohë nuk kanë folur fare, madje Mayëaether Sr edhe kishte punuar me kundërshtarë të djalit të tij, mirëpo, viteve të fundit janë prapë së bashku.

-->