Fluturimi i Realit për në Londër u shty për 20 minuta, testet e Covidit për yllin e skuadrës u vonuan

Futboll 04 Maj 2021 14:53

Futbollisti uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde, ka qenë arsyeja pse fluturimi i skuadrës madrilene është shtyrë për 20 minuta, raporton Insporti.com.

Valverde kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 para dy dite, por sot ai ka rezultuar negativ.

Klubi i Madridit vonoi fluturimin e aeroplanit dhe priti mesfushorin Valverde t’i bashkohet skuadrës.

Skuadra e Real Madridit sot ka udhëtuar për në Londër, një ditë para ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve me Chelsea.

Ndeshja mes Chelseat dhe Real Madridit do të zhvillohet nesër nga ora 21:00.

-->