Fondi i shpërblimeve prej 3.3 milionë euro ndahet përgjysmë mes Groves dhe Eubank JR

Boks 17 Shkurt 2018 22:32

Në meçin midis Eubankut dhe Grovesit është i garantuar fondi i shpërblimeve prej 3.3 milionë eurove që do të ndahet përgjysmë nga boksierët, pavarësisht fituesit.

Meçi mes Groves dhe Euban që po zhvillohet është i vlefshëm edhe si gjysmë finale e turneut të madh të boksit që quhet World Boxing Super Series. Në turne kanë marrë pjesë nga 16 boksierë në dy kategori dhe fituesit e turneut do të marrin trofeun Muhammad Ali.

Në gjysmëfinalen tjetër në kategorinë e mesme, që zhvillohet më 24 shkurt takohen Callum Smith dhe Jurgen Braehmer.

Kuptohet fituesi i meçit me plasman në finale, ka gjasa që të shtojë të ardhurat e tij nga ky kampionat.

Meçi është paraparë të zhvillohet në 12 runde nga 3 minuta.

-->