Formacionet e çerekfinales: Barcelona – Manchester United

Futboll 16 Prill 2019 10:12

Barceloan e Manchester Unitedi e zhvillojnë çerekfinalen e kthimit sot (e martë), me fillim nga ora 21:00 në ‘Camp Nou’.

Pas ndeshjes së parë çerekfinale, Barcelona tashmë është me një këmbë në gjysmëfinale, pasi arriti të shënojë fitore në udhëtim pa pësuar gol, shkruan Insporti

Në ‘Old Trafford’ përfundoi me fitoren 0:1 të katalonasve, falë autogolit të Luke Shaw, i cili u pranua pas rishikimit me teknologjinë e VAR.

Mediat në Spanjë kanë zbuluar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, me Unitedin që pritet të sulmojë nga minuta e parë.

Treshja e sulmit të Barcelonës do të përbëhet nga Messi, Suarez e Dembele, sipas Mundo Deportivo.

Ndërkaq, Solskjaeri nga minuta e parë pritet të luajë me Marcus Rashford e Romelu Lukakun në sulm, mbështetur nga Jesse Lingard.

Më poshtë keni formacionet e të dyja skuadrave. /Insporti.com/