Formacionet e mundshme, ​Chelsea – Liverpool

Futboll 22 Shtator 2019 10:53

Sot do të zhvillohet derbi i javës së 6-të në Premierligën angleze ndërmjet Chelseas dhe Liverpoolit.

Skuadra e Liverpoolit e cila është lider në renditjen tabelare, ende nuk ka pësuar humbje dhe nga pesë ndeshjet e para të zhvilluara ka marrë gjithsej 15 pikë.

Ndërsa Chelsea renditet në vendin e nëntë, me gjithsej 8 pikë të grumbulluara pas 5 ndeshjeve të para.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të shënuara javën e kaluar. Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Newcastlen ndërsa Chelsea arriti të marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Wolves.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Zouma, Christensen, Tomori, Alonso; Jorginho, Kovacic; Willian, Abraham, Barkley

Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, WËijnaldum; Salah, Mane, Firmino.

Ndeshja luhet në “Stamford Bridge” dhe fillon nga ora 17:30.

-->