Formacionet e mundshme: Galatasaray – Real Madrid
Futboll
22 Tetor 2019
10:53

Galatasaray sot pret në shtëpi Real Madridin në kuadër së Ligës së Kampionëve.
Për gjigantin turk kjo ndeshje nuk pritet të jetë e lehtë, pavarësisht që Reali nuk është në formë të mirë, transmeton KosovaPress.
Të dy klubet në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, kanë nga një humbje dhe një barazim.
Te klubi turk pritet të mungojë sulmuesi Radamel Falcao, ndërsa te “Los Blancos”, priten të mungojnë Naco, Modric, Bale dhe Asensio.
Më poshtë formacionet e mundshme:
Galatasaray (4-2-3-1): Muslera, Mariano, Luyindama, Marcao, Nagatomo, N’Zonzi, Seri, Mor, Belhanda, Babel, Andone.
Real Madrid (4-3-3): Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Valverde, Casemiro, Kroos, Vinicius, Benzema, Hazard.