Formacionet e mundshme: Hungari – Shqipëri, ”Kuqezinjtë” synojnë vetëm fitoren
Kombëtarja
09 Tetor 2021
13:12

Kombëtarja e Shqipërisë sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli kualifikues për në Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Shqipëria do të takohet me Hungarinë, të cilën në ndeshjen e parë të zhvilluar në ”Elbasan Arena” e mposhti minimalisht, 1-0.
Për ”Kuqezinjtë” fitorja është e domosdoshme, për të vazhduar ëndrrën drejt kualifikimit historik për në Botëror.
Kombëtarja shqiptare momentalisht renditet e dyta në Grupin I me 12 pikë, dy më shumë se Hungaria që është e katërta.
Formacionet e mundshme:
Hungari: Gulacsi; Fiola, Orban, Szalai; Botka, Schafer, Kleinheisler, Schon; Sallai, Szoboszlai; Nikolic.
Shqipëri: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Hysaj, Bare, Gjasula, Çekiçi, Trashi; Uzuni, Cikalleshi.