Formacionet e mundshme: Roma – Barcelona

Futboll 10 Prill 2018 16:21

Roma dhe Barcelona ndeshen për të dytën herë brenda javës në kuadër të çerekfinales së Ligës Kampionëve.

Ndeshjen e parë në Camp Nou e fitoi Barcelona me rezultat të thellë 4:1, andaj romakët kanë një mision tejet të vështirë në Olimpico.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme me të cilat mund të paraqiten sonte të dyja klubet.

Roma: Alisson Becker; Bruno Peres, Manolas, Fazio, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Nainggolan; Florenzi, Džeko, El Shaarawy

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Paulinho, Busquets, Rakitić, Iniesta; Suárez, Messi

-->