Formacionet e mundshme Sevilla – Manchester United

Dy ish-kampionët e Europa League të viteve të fundit, takohen sonte në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Pritet të jetë një ndeshje e vështirë për Vincenzo Montella, i cili vonë u emërua trajner i skuadrës andaluziane, që përball ka një Manchester United me Jose Mourinho-n.
Për vendasit pritet të mungojë Luis Muriel, kurse Gabi Mercado do të kthehet në qendër të mbrojtjes.
Në anën tjetër, portugezit Mourinho do t’i kthehen disa lojtarë që i munguan në ndeshjen kundër Huddersfield të shtunën në Kupën FA.
Formacionet e mundshme për këtë ndeshje janë:
Sevilla: Rico / Navas, Mercado, Lenglet, Escudero / N’Zonzi, Banega / Muriel, Vázquez, Sarabia / Ben Yedder
Manchester United: De Gea / Valencia, Lindelöf, Bailly, Young / Matić, Herrera / Lingard, Alexis, Pogba / Lukaku
/Insporti.com