Formacionet e mundshme të ‘El Clasicos’: Barcelona – Real Madrid
Futboll
18 Dhjetor 2019
10:25

Barcelona dhe Real Madrid sonte do të luajnë El Clasicon e parë të këtij sezoni.
Katalonasit janë nikoqir të ‘Los Blancos’ në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.
Të dy skuadrat vijnë pas barazimeve të arritura javën e kaluar.
Skuadra e Valverdes barazoi me Real Sociedadin, ndërsa ekipi i Zinedine Zidane arriti të barazojë rezultatin në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Valencias.
Barcelona në këtë ndeshje pritet të rreshtohet me formacionin 4-3-3, ndryshe nga Real Madrid i cili pritet të rreshtohet me sistemin 4-4-2.
Ja formacionet e mundshme: