Formacionet e mundshme të ndeshjes Juventus – Milan

Futboll 09 Maj 2018 08:54

Sot në ligat evropiane, zhvillohen disa ndeshje, kurse ajo që do të tërheq vëmendjen më së shumti, është finalja e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet në mes Juventus e Milan në stadiumin “Olimpico” në qytetin e Romës, duke filluar nga ora 21:00.

Mungesa tek të dy skuadrat pritet se do të ketë, ku “Zonjës së Vjetër” për shkak të lëndimeve, do t’i mungojnë Giorgio Chiellini dhe Benedikt Howedes, derisa “Rossoner”-ët pritet ta fillojnë ndeshjen pa Lucas Biglia, i cili sapo është kthyer nga lëndimi dhe thuhet se ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Formacionet e mundshme për këtë përballje janë:

Juventus:  Buffon / Cuadrado, Barzagli, Benatia, Alex Sandro / Khedira, Pjanic, Matuidi / Douglas Costa, Dybala, Higuain.

Milan:  Donnarumma / Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez / Kessie, Locatelli, Bonaventura / Suso, Cutrone, Calhanoglu. /Insporti,com

-->