Formacionet e mundshme të super ndeshjes Manchester United – PSG

Futboll 12 Shkurt 2019 09:54

Sonte luhen ndeshjet e para të fazës së 1/8-ës së finales në Ligës e Kampionëve.

Nga ora 21:00 zhvillohet super takimi mes Manchester United dhe Paris Saint Germain.

Vendasit janë në formë të jashtëzakonshme me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, me dhjetë fitore dhe një barazim, derisa Parisi ka disa mungesa të mëdha, si Neymar e Cavani.

Ndërkohë, te ‘Djajtë e Kuq’ pritet të mungojnë Marcos Rojo, Matteo Darmian dhe Antonio Valencia.

Më poshtë keni formacionet e mundshme për këtë ndeshje.

Manchester United: De Gea, Young, Smalling, Jones, Shaw, Herrera, Matiq, Pogba, Lingard, Rashford, Martial

PSG: Buffon, Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Marquinhos, Verratti, Nkunku, Di Maria, Draxler, Mbappe.