Formacionet startuese: Ulpiana – Drenica

Futboll 27 Shkurt 2022 12:35

Ulpiana dhe Drenica do të ballafaqohen sot nga ora 13 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, në kuadër të xhiros së 22-të të BKT Superligës.

Lipjanasit nuk e kanë shijuar ende fitoren në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një barazim.

Në anën tjetër drenicasit nuk e kanë shijuar humbjen në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka marrë një fitore dhe dy barazime.

Formacionet startuese:

UlpianaAjeti; Rapuca, Shkalla, Makolli, Avdulli; Emini, Shala, Mustafa, Rrezi, Junior, Selimi;

DrenicaSmakiqi; Veliqi, Lushtaku, Bejta, Dushi; Thaqi, Gashi; Uka, Hamiti, Zabërgja, Rexha; 

Aktualisht Drenica ndodhet e 5-ta në tabelë me 28 pikë të grumbulluara, kurse Ulpiana ndodhet e 8-ta me 19 pikë.

/Insporti.com

-->