Formacionet zyrtare: Arsenal – Newcastle

Futboll 01 Prill 2019 20:11

Arsenali dhe Newcastle United kanë publikuar formacionet zyrtare të përballjes së tyre në Premierligë.

Skuadra e Unai Emery do të luajë para tifozëve të vet ndaj Newcastles, ndeshje kjo në të cilën Topçinjtë kërkojnë medoemos tri pikët.

Ndeshja mes dy skuadrave do të jetë e vlefshme për xhiron e 32-të në Premierligë, prandaj secila pikë është jetike.

Me tri pikë të mundshme, Arsenal do të kalonte në vendin e tretë duke lënë prapa Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk do të luajë në këtë takim shkaku i lëndimit, teksa Shkodran Mustafi është titullar.

Më poshtë keni formacionet zyrtare për ndeshjen që luhet me fillim nga ora 21:00.

Arsenal:

Newcastle: