Formacionet zyrtare: Atalanta – Roma, Gjimshiti nga minuta e parë, Kumbulla përsëri rezervë

Futboll 18 Dhjetor 2021 14:21

Një ndeshje interesante do të zhvillohet sot në Serie A.

Atalanta është nikoqir i Romas në duelin për xhiron e 18-të në elitën italiane, që nis nga ora 15:00.

Përballja e dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës së Serie A-së zhvillohet në Bergamo.

Vendasit kanë 37 pikë në vendin e tretë, kurse mysafirët janë më poshtë në renditjen tabelore me 28 pikë në vendin e gjashtë.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ku nga fillimi për Atalantan starton Berat Gjimshitin, gjersa Marash Kumbulla në bankën rezervë te Roma.

FORMACIONET ZYRTARE:

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Pezzella; Ilicic, Pasalic; Zapata. 

Roma (3-5-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Veretout, Cristante, Mkhitaryan, Vina; Zaniolo, Abraham. 

-->