Formacionet zyrtare: Barcelona – Atletico Madrid

Uncategorized 06 Prill 2019 19:46

Liderja e La Ligës, Barcelona, e pret në shtëpi rivalin kryesor për këtë sezon, Atletico Madridin, sonte në Camp Nou.

Fitorja do t’i dërgonte katalonasit 11 pikë para Atleticos, me vetëm shtatë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Skuadra e Ernesto Valverdes do të tentojë t’i kthehet fitoreve pas barazimit dramatik ndaj Villarrealit. Këtë gjë ata duhet ta bëjnë edhe për të mos e lejuar Diego Simeonen ta fitojë ndeshjen e tij të parë në Camp Nou që kur u emërua trajner i klubit madrilen.

Fitorja në këtë ndeshje do ta dërgonte Barcelonën edhe një hap më afër tripletës, pasi që “Blaugranët” këtë sezon janë ende në garë për titujt e La Ligës, Ligës së Kampionëve e Kupës së Mbretit.

Ndeshja nis me fillim të orës 20:45.

Barcelona:

Atletico Madrid: