Formacionet zyrtare, Chelsea kërkon fitore ndaj Watfordit

Futboll 05 Maj 2019 14:27

Sot, Chelsea do ta luaj ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Watfordit, duke kërkuar fitore, që do ta mbante në garë për një pozitën për në Champions.

Londinezët në këtë takim vijnë pas tri ndeshjeve pa fitore, ku pësuan një humbje dhe barazuan në dy sfida të tjera.

Fitorja eventuale ndaj rivalit lokal do të bënte që Chelsea ta kalonte Tottenhamin në tabelë dhe ta zinte pozitën e tretë.

Në anën tjetër Watford luan pa presion pasi tanimë ka siguruar matematikisht mbetjen në elitë.

Dy trajnerët, Sarri dhe Garcia kanë publikuar tanimë formacionet zyrtare./Insporti