Formacionet zyrtare: City luan përballë Wolverhamptonit

Futboll 02 Mars 2021 20:20

Në Etihad Stadium zhvillohet ndeshja e Ligës Premier ndërmjet Manchester Cityt dhe Wolverhampton Wanderers.

Citizens janë liderë të kampionatit anglez me 12 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester United.

Në anën tjetër, Wolverhamptoni pozicionohet në vend të 12 në renditje me 34 pikë të arkëtuara.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Nuno Espirito Santo i kanë përgatitur formacionet me të cilat do ta fillojnë sfidën.


Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Laporte, Rúben Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Mahrez; Bernardo Silva, Gabriel Jesús, Sterling

Formacioni startues i Wolverhampton Wanderers: Rui Patrício; Hoever, Coady, Saiss; Semedo, Neves, Dendoncker, Jonny; Moutinho, Adama Traoré, Neto

-->