Formacionet zyrtare: Drenica – Llapi

Futboll 25 Nëntor 2021 12:24

Drenica dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Lushtaku vjen nga tri humbje radhazi dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive në këtë ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës synon ta vazhdojë serinë prej tri fitoreve radhazi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Kaloshi; Lushtaku, Qaqi, Jashari, Avdulli; Thaçi, Derivishaj; Mëziu, Da Silva, Uka; Zabërgja;

Llapi: Coric; Idrizi, Neto, Prençi, Peposhi; Shabani, Ramadani, Rivera; Veliu, Firmino, Maliqi;

-->