Formacionet zyrtare: Flamurtari – Prishtina

Flamurtari dhe Prishtina kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare, për derbin e kryeqytetit në kuadër të IPKOSuperligës së Kosovës.
Prishtina këtë takim do ta fillojë si lidere e Superligës në pozitën e parë me 40 pikë, ndërsa Flamurtari në të nëntën me 22 pikë.
Skuadra e Arsim Thaqit do të tentojë të shkaktojë ndonjë befasi në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi takimi i parë ka përfunduar baras 1:1.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim të orës 13:30.
Formacionet zyrtare:
Flamurtari: Neziri, Maxhuni, Simeonov-Granchov, Quansah, Dumani, Bruqi, Zeqiri, Boshnjaku, Kelmendi, Krasniqi, Shillova. Kryetrajner: Arsim Thaqi
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bashiru, Dallku, Bekteshi, Miftaraj, Arago, Korenica, Makenda, Morina, Khalid. Kryetrajner: Mirel Josa
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatmir Abrashi, Elvis Bicaj, Tefik Maloku
Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë