Formacionet zyrtare: Itali – Zvicër, ky është vendimi për Shaqirin, Zeqirin dhe Imerin

Futboll 12 Nëntor 2021 19:51

Italia dhe Zvicra sonte do të zhvillojnë ndeshjen direkte për vendin e parë në Grupin C, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Azzurrët” dhe “Helvetikët” ndajnë dy pozitat e para, me nga 14 pikë. Kujtojmë se pozita e parë e siguron kualifikimin direkt në Botëror, kurse pozita e dytë dërgon në “play-off”.

Ndeshja e sontme është e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit në grup.

Ndeshja do të zhvillohet në “Olimpico” nga ora 20:45, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Me mungesën e Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri do të jetë kapiten sonte te Zvicra.

Te Zvicra në bankën rezervë janë Kastriot Imeri e Andi Zeqiri.

Formacionet zyrtare:

Image

-->