Formacionet zyrtare: Kosovë – Çeki

Kombëtarja 07 Shtator 2019 14:19

Kosova do të luajë sot nga ora 15:00 ndaj Çekisë, ndeshje e katërt e grupeve për kualifikimet për Euro 2020.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje është përballur me “kokëdhimbje” për shkak të krizës me lëndime të futbollistëve. Challandes nuk ka mundur të llogaritë në shërbimet e yjeve si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Në portë do të jetë Aro Muric. Në të djathtë do të luajë Mergim Vojvoda, ndërsa në qendër janë dyshja e zakonshme Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti. Në të majtë është risi, pasi do të luajë nga minuta e parë Florent Hadërgjonaj.

Mesfusha përbëhet nga Voca dhe Halimi.

Pas sulmuesit luajnë Edon Zhegrova, Bersant Celina dhe Elbasan Rashani.

Në sulm do të jetë lojtari në formë Vedat Muriqi.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Çekia: Vaclík, Kadeëábek, ëelëstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral