Formacionet zyrtare: Leverkusen – Bayern Munich

Futboll 04 Korrik 2020 19:39

Bayer Leverkuseni dhe Bayern Munichu kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për finalen e madhe të DFB Pokal apo Kupës së Gjermanisë.

Farmaceutikët dhe Bavarezët do të luajnë mes vete në finalen e madhe e cila zhvillohet në Olympiastadion të Berlinit me fillim nga ora 20:00.

Bavarezët kanë fituar titullin e Bundesligas këtë sezon dhe duan edhe Kupën për të mbyllur sezonin me dy trofe vendor.

Në anën tjetër, Leverkuseni ka dështuar në fund ta zë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve dhe synojnë ta fitojnë DFB Pokal si ngushëllim për këtë sezon.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bayer Leverkusen: Hradecky; S.Bender, L.Bender, Bailey, Amiri, Tapsoba, Baumgartlinger, Wendell, Diaby, Aranguiz, Havertz;

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski.

/Telegrafi/

-->