Formacionet zyrtare: Man.United-Watford, ky është vendimi për Ronaldon

Futboll 26 Shkurt 2022 15:18

Manchester United do të përballet me Watofrdin në kuadërtë javës së 27-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Old Trafford”, me Djajtë e Kuq që i pret një takim aspak i lehtë.

Për këtë ndeshje, United do të jetë pa Edinson Cavanin e lënduar dhe Mason Greenwood që vazhdon të ketë probleme me ligjin.

Në anën tjetër, Watford nuk do të mund të llogarisë vetëm në Nicolas N’Koulou, që po ashtu është i lënduar.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Varane, Alex Telles, Fred, Matic, Elanga, Bruno Fernandes, Pogba, Ronaldo.

Watford: Foster, Samir, Cathcart, Ngakia, Kamara, Cleverley, Louza, Sissoko, Sarr, Dennis, King.

-->