Formacionet zyrtare: Manchester United – PSG

Futboll 12 Shkurt 2019 20:06

Emocionet e Ligës së Kampionëve janë rikthyer dhe me fillim të orës 21:00 në Old Trafford do të përballen Manchester United – PSG.

Ole Gunnar Solskjaer do të debutojë në Ligën e Kampionëve si trajner i përkohshëm i Man Unitedit, dhe mbase do të përballët me sfidën më të madhe deri tani, pasi e mirëpret Paris Saint-Germainin në Old Trafford në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në këtë garë.

Djajtë e kuq vazhdojnë me formë të lartë nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez, pasi në fundjavë e mposhten Fulhamin 3:0.

PSG  nuk është duke kaluar në formë të mirë, pasi fitorja e së shtunës 1:0 ndaj Bordeaux u arrit vetëm falë një penalltie nga Edinson Cavani, i cili mungon në këtë takim.

Manchester United:

Paris-Saint Germain: