Formacionet zyrtare: Portsmouth – Arsenal, vendime befasuese për Mustafin e Xhakën

Futboll 02 Mars 2020 20:11

Portsmouthi dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në 1/8 e finales në FA Cup.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin “Fratton Park”, derisa The Gunners shiheni si favoritë.

Topçinjtë që tashmë janë eliminuar nga Liga e Evropës, kanë së paku shansin që të fitojnë trofeun e dytë më të çmuar në Angli.

Në anën tjetër, Portsmouthi do të tentojë të kalojë po ashtu në çerekfinale, mirëpo që ka gjasat më të vogla.

Xhaka është në bankën rezervë për këtë takim te Arsenali, kurse Mustafi është lënë krejtësisht jashtë skuadrës.

Më poshtë formacionet zyrtare, për ndeshjen e cila fillon në orën 20:45.

-->