Formacionet zyrtare: Torino-Inter, ky është vendimi për Mërgim Vojvodën

Futboll 13 Mars 2022 20:06

Interi do të luajë në këtë javë të 29-të në Serie A si mysafir i Torinos.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Stadio Olimpico di Torino”, me Nerazzurët që kërkojnë vetëm fitore.

Për këtë duel, Torino do të jetë pa Danny Praet, Milinkovic-Savic dhe Fares, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Interi nuk mund të llogarisë në Marcel Brozovic dhe Stefan de Vrij, që janë po ashtu të lënduar.

Formacionet zyrtare:

Torino: Berisha; Djidji, Bremer, Buongiorno; Singo, Lukic, Mandragora, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Vecino, Barella, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez. 

-->