Formacionet zyrtare: Ulpiana-Dukagjini

Futboll 09 Mars 2022 12:36

Ulpiana dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës.

Lipjanasit janë nikoqir të klubit nga Klina në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ me fillim nga ora 13:00.

Vendasit e Edlir Tetovës vijnë nga humbja nga Gjilani dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive në këtë ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, mysafirët e Armend Dallkut kanë dy fitore radhazi dhe duan të vazhdojnë serinë për t’i ikur vendeve që rrezikojnë rënien nga kategoria.

FORMACIONET ZYRTARE:

UlpianaThaqi; Rapuca, Shkalla, Domagoj, Avdulli; Emini, Shala; Rezi, Qerimi, Iran; Selimi

DukagjiniMuhaxhiri; Dallku, Basriu, Hugo, Shala; Shabani, Jashanica; Carioca, Zhdrella, Merlaku; Nikolic;

-->