Formacionet zyrtare: Zvicër – Angli

Nations League 09 Qershor 2019 14:12

Shpresat e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës për ta arritur finalen në përpjekje për ta fituar garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, u shuan pasi Portugalia e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo i eliminoi në gjysmëfinale.

Prandaj, dyshja shqiptare synon t’i ndihmojë Zvicrës ta mposhtë Anglisë në një ndeshje për vend të tretë sot në Porto, raporton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo e mundi i vetëm Zvicrën në gjysmëfinale, duke realizuar het-trik për Portugalinë, duke i shënuar dy nga tri golat e fitores 3:1 në dy minutat e fundit të ndeshjes.

Anglia, ndërkohë, u mund në kohën shtesë nga Holanda, duke dështuar të kalojë në finale.

Tani, Zvicra dhe Anglia do të luftojnë për vendin e tretë në garën më të re të UEFA-s.

Shaqiri dhe Xhaka janë titullarë, ndërsa Albian Ajeti është në stol.

Ndeshja do të nisë në orën 15:00 në Porto.

Formacionet zyrtare.

-->