Formacioni dhe 23 lojtarët e Anglisë për Botërorin “Rusia 2018”

Futboll 11 Mars 2018 19:03

Pas shkarkimit të Sam Allerdyce, drejtimin e “Tre Luanëve” e mori Gareth Southgate, i cili e drejtoi Anglinë për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Megjithatë, duke marrë parasysh përvojën e vogël të Southgate në këtë nivel të garave, pritshmëria që Anglia të bëjë diçka më shumë në “Rusia 2018” është e vogël.

Pritet që Southgate të qëndrojë me formacionit tradicional të anglezëve që e përdorin tash e disa vite, me 4-4-1-1, ku Harry Kane do të jetë në krye të sulmin dhe me një numër 10, i cili lidh mesfushën me sulmin.

Nga 23 lojtarët që pritet të jenë pjesë e ekipit të “Tre Luanëve”, ky mund të jetë formacioni startues:

Harry Kane tash e disa sezone, po kalon nëpër një formë fantastike dhe pritet që të jetë i pakontestueshëm në sulmin e Anglisë, kurse Delle Alli pritet se do të jetë në rolin e numrit 10 me Raheem Sterling dhe Marcus Rashford si anësorë.

Henderson e Eric Dier pritet se do jenë në mesfushë, derisa Kyle Waalker dhe Danny Rose do të duhej të ishin si mbrojtës të krahut, kurse në qendër të mbrojtjes John Stone (nëse do jetë i gatshëm) me Gary Cahill apo Phil Jones. Jack Butland pritet se do jetë gardian i anglezëve përpara Joe Hart.

Përndryshe Anglia ka një grup relativisht të lehtë, ku skuadra që mund t’i sjell më shumë telashe, është ajo e Belgjikës, kurse dy Përfaqësueset tjera janë Tunizi dhe Panamaja.

Përzgjedhësi Gareth Southgate pritet se do të bëjë të ditur ekipin e Anglisë një ditë pas përfundimit të sezonit 2017/18 në Premier League dhe zyrtarisht emrat e 23 lojtarëve, do të kuptohen më 15 maj 2018.

Këta pritet të jenë 23 lojtarët e Anglisë që do të marrin pjesë në Botërorin e futbollit “Rusia 2018”. /Insporti.com

-->